TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Cërrikut ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi plāgosi me sende të forta një tjetër person.
I arrestuari me iniciale P.I akuzohet për plāgosje të rëndë me dashje, ndërsa persona i dëmtuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plāgosje e rëndë me dashje” shtetasin:
P.I., 48 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik , pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin F.Xh., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.