AKTUALITET, 13 Shtator 2020, 20:00

Sherr në Lushnjë, plagoset me armë një i ri, policia rrethon zonën për të kapur autorin

Sherr në Lushnjë, plagoset me armë një i ri, policia rrethon

Një konflikt i çastit ka përfunduar me një të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fiershegan. Pas një debati verbal, situata ka precipituar dhe 31-vjeçari me inicialet M.A. banues në Tiranë është qëlluar me armë zjarri.

I riu i plagosur është transportuar në spitalin e Lushnjes dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, sipas policisë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia ka rrethuar zonën si dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.