AKTUALITET, 13 Shtator 2020, 21:50

Aksidenti i rëndë ne Elbasan/ Identifikohen dy viktimat e aksidentit të tmerrshëm (Emrat)

Aksidenti i rëndë ne Elbasan/ Identifikohen dy viktimat e aksidentit

Janë identifikuar dy vajzat që kanë humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme në një aksident tragjik në autostradën Elbasan – Tiranë.

Vajzat që kanë ndërruar jetë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës. Dy vajzat e reja ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një Benz.

Burime policore nga verifikimet kanë konstatuar se automjeti me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 26 vjeçares Denisa Dibra.