AKTUALITET, 23 Prill 2021, 14:24

Erisa Xhixho: Vota është forca juaj, jepni shansin e duhur të ardhmes. Votoni numrin 6!

Erisa Xhixho: Vota është forca juaj, jepni shansin e duhur të

Erisa Xhixho, nënkryetarja e LSI e njëherësh kandidate për deputete në qarkun e Tiranës, teksa falënderon të gjithë pjesëmarrësit në mitingun madhështor të një dite më parë, u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë për të ardhmen e tyre.

Të votojnë LSI-në, numrin 6 në fletën e votimit.

Postimi i Erisa Xhixhos:

Falënderim me zemër për secilin që ishte dje në takimin madhështor që mbylli fushatën e LSI-së.

Mirënjohje për pjesëmarrjen aq masive, pavarësisht shiut, për mbështetjen dhe besimin që na jepni të vazhdojmë së bashku betejën tonë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari!

Qëndrestarë ndaj regjimit të Rilindjes, të vendosur për ndryshimin, edhe përballë shantazheve, kanosjeve dhe intimidimit.

Më 25 prill, të gjithë në kutitë e votimit.

Vota është forca juaj, jepni shansin e duhur të ardhmes.