TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një pilot pretendon se ka zbuluar disa pjesë të avionit MH370, të fluturimit Malajzia Airlines, në një zonë të xhungëls Kamboxhiane, ku pak ditë me parë një regjisor ishte i detyruar të braktiste ndjekjen e rrënojave të avionit për shkak të "disa njerëzve të armatosur e të droguar me metanfetaminë" të cilët kishin rrethuar zonën.
Daniel Boyer tha se e ka gjetur motorin, bishtin dhe kabinën e avionit të varrosur në veriun e xhunglës së Phnom Penh duke përdorur Google Earth.
Gjetja e tij vjen vetëm një muaj pasi një regjisor britanik, Ian Wilson, nisi një udhëtim dy-ditor për të gjetur një "objekt në formë avioni" që kishte parë në Google Maps.

Pasi imazhet satelitore bën xhiron e rrjetit, regjisori dhe vëllai i tij nisën udhëtimin për në xhungël me një grup ushtarësh kamboxhianë për të fituar shpërblimin prej 96 milion dollarësh për gjetjen e rrënojave të avionit.
Por regjisori tha se ata duhej të ktheheshin mbrapsht, sepse vendi ishte 'i rrethuar me persona të armatosur dhe të droguar me metanfetaminë'.
Vendi i ri ku u bë zbulimi, është vetëm 16 km larg vendit që pretendon Z. Wilson, pranë Ujëvarave Chrok La Eang.
Z. Boyer tha se mund të përputhte madhësinë e objekteve të bardha me madhësinë standarde të një Boeing 777.
"Nuk po arrija tu besoja syve në atë moment. Ky është një zbulim masiv, "tha z. Boyer.

"Jam shumë i çuditur që kjo zonë nuk është kontrolluar ende" tha z. Boyer.
Gjetja e çuditshme është në kundërshtim me teorinë se MH370 u rrëzua në det. /TPZ.AL/