TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari ku denoncohet policia e cila sipas tij ka lajmëruar biznesmenin Admir Hoxha të largohet nga laboratori i heroinës në Has, pasi ishte në përgjim.
Qytetari shkruan Hoxha e dha lokali që ka në Rinas te një shtetas arab, ka zhdukur provat si dhe sasinë e kokainës dhe të heroinës që kishte në resortin e tij.
“Më dt 10 shtator antidroga njoftoi Admir Hoxhen, pronarin e fabrikës së heroinës se ishte në përgjim! Hoxha është lajmeruar me dt 10 shtator nga agjent të antidrogës të policisë së shtetit që ishte në përgjim dhe të arratisej nga vendi.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Respekte z Berisha nga te dhenat te sigurta per Admir hoxhen pronarin e resort Ador ne rinas qe eshte i implikuar ne punishten e heroines ne kukes ai ka lidhje shume te fuqishme me pushtetar te lart dhe edht lajmerua me dt 10 shtator nga agjent te antidroges te policise se shtetit qe ishte ne pergjim dhe te arratisej nga vendi.
Admiri e dha lokalin me qera nje arabi dhe largoj personelin punetor fshihu kamerat e zhduku provat dhe largoj nje sasi te madhe kokaine e heroine nga depot e resortit.
Ai e kishte mbyllur licensen para dy viteve dhe operonte me pak pun ne resort.ai ishte garant i hashashit ne turqi dhe vlera e hashashit vinte ne shqiperi heroin.” – shkruan Berisha. TPZ.AL