AKTUALITET, 30 Tetor 2018, 12:47

Basha: Vangjush Dako duhet të arrestohet, është një kriminel i mirëfilltë

Basha: Vangjush Dako duhet të arrestohet, është një kriminel

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët, u shpreh se kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duhet të arrestohet. Basha tha se ai është një kriminel i mirëfilltë i cili ka bashkëpunuar me kriminelët për vota.

"Vangjush Dako, është një kriminel i mirëfilltë, që ka bashkëpunuar direkt me krimin për pushtet dhe para.  Është e papranueshme që ai të vazhdojë të bredhë i lirë."

Basha tha se në kushtet ku gjendet vendi, nuk mund të ketë proces normal politik, duke nënkuptuar se opozita nuk do të rikthehet në parlament.

"Nuk do të ketë asnjë hapësirë institucionale për një proces normal politik."

VIDEO:

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/493104017876399/

/TPZ.AL/