AKTUALITET, 30 Tetor 2018, 14:13

Vrasja e Kaçifas, Greqia: Të shmangim deklaratat e rrezikshme retorike

Vrasja e Kaçifas, Greqia: Të shmangim deklaratat e rrezikshme

Ka reaguar përsëri zëvendësministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos lidhur me vrasjen e ekstremistit Kostandinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës.

“Asistenca ligjore është kërkuar dhe gjithçka është për tu parë se çfarë ka ndodhur”, u shpreh zv.ministri grek.

Më tej ai tha se prioritet është sqarimi i kushteve të vdekjes së Konstandin Katsifas, mbrojtjes së të drejtave të komunitetit grek në Shqipëri dhe mos përkeqësimi i marrëdhënieve midis dy.

“Ka një mobilizim nga të gjitha anët, kërkohet ndihmë juridike, krerët e policisë komunikojnë në të dy anët, gjithçka që është e mundur në mënyrë njerëzore, në mënyrë që ne të mund të kuptojmë se çfarë ka ndodhur.

Të shmangim deklaratat e hershme dhe shprehjet e rrezikshme retorike,” përfundoi Katrougalos. TPZ.AL