TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka vendosur të mbajë të bllokuara fluturimet direkte me Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse shifrat e infektimeve dhe fataliteteve, në MB kanë rënë ndjeshëm dhe janë më të ulëta se infektimet në Shqipëri, në raport me numrin e popullsisë.
Numri "R" në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë dhe është mes 0.7-0.9, ndërkohë që gjysma e popullsisë mbi 18 vjeç, mbi 30 milionë persona, janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinë Pfizer ose AstraZeneca, duke u bërë vendi me numrin më të lartë të vaksinimit në Europë.
Komiteti nuk e shpjegoi se ku bazohet për të ndaluar fluturimet direkte me MB, ndërkohë që varianti i njohur si "varianti i Kentit" ose "varianti britanik", është i përhapur gjerësisht në Europë dhe vetë Komiteti e ka konfirmuar se gjendet edhe në Shqipëri.
Ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar, Komiteti nuk ka vendosur mbylljen e fluturimeve me vende të tjera në BE edhe pse kohët e fundit ka patur një rritje të infektimeve në disa prej vendeve, përfshirë Italinë, ku varianti britanik është i përhapur.
Qytetarët shqiptarë, mund të udhëtojnë nga Mbretëria e Bashkuar drejt Rinasit, nëpërmjet linjave tranzit. Këto fluturime nuk janë të ndaluar, çka e bën të pakuptimë ndalimin e fluturimeve direkte dhe ngre pikëpyetje mbi motivet e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe mënyrën se si vijon të merret vendimi për fluturimet me MB.
Nëse do të kishte një shqetësim real për shëndetin publik, fluturimet tranzit me MB do të ishin ndaluar, por ato vijojnë normalisht, me disa linja ajrore.
Më poshtë mund të shihni se si prenotohet një fluturim nga Aeroporti Heathrow i Londrës, drejt Tiranës me një ndalesë në Stamboll.
/TPZ.al/
