AKTUALITET, 31 Mars 2021, 12:05

Rusia prodhon vaksinën e parë në botë anti-Covid për kafshët

Rusia prodhon vaksinën e parë në botë anti-Covid për

Rusia njoftoi ditën e sotme se ka prodhuar vaksinën e parë në botë kundër koronavirusit për kafshët, duke e përshkruar hapin si të rëndësishëm për ndërprerjen e mutacioneve.

Ai tha se prodhimi masiv i vaksinës mund të fillojë në prill.

Agjencia e mbikëqyrjes së bujqësisë “Rosselkhoznadzor” tha në një deklaratë se vaksina e quajtur “Carnivak-Cov” ishte testuar në fillim të tetorit në qen, mace, dhelpra dhe kafshë të tjera dhe ishte provuar të ishte efektive.

“Të gjitha kafshët në provë që u vaksinuan zhvilluan antitrupa ndaj koronavirusit në 100 përqind të rasteve,” tha Konstantin Savenkov, nënkryetari i Rosselkhoznadzor.

“Produkti është i pari dhe i vetmi në botë për parandalimin e Covid-19 tek kafshët,” tha ai.

“Përdorimi i vaksinës, sipas shkencëtarëve rusë, mund të parandalojë zhvillimin e mutacioneve të virusit,” shpjegoi Rosselkhoznadzor.

Zyrtarët ushtarakë në qytetin rus të Saint Petersburg njoftuan më parë këtë javë se qentë e ushtrisë do t’i nënshtroheshin vaksinimit të detyrueshëm përpara se të vendoseshin në aeroporte dhe të merrnin pjesë në përkujtimet mbarëkombëtare të Luftës së Dytë Botërore në maj.