AKTUALITET, 31 Mars 2021, 14:05

“Rilindja i ka varfëruar qytetarët”, Ardit Çela denoncon punimet jo cilësore të rrugëve: Duan të mbulojnë me zift të zezat

“Rilindja i ka varfëruar qytetarët”, Ardit Çela

Drejtuesi politik i LSI në Berat dhe kandidati për deputet, Ardit Çela ka denoncuar punimet jo cilësore të një rruge në Kozare.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, duket rruga e re, por që asfalti është çarë.

Çela thotë se Rilindja kërkon të mbulojë “me zift të zi, të zezat që nuk mund t’i mbuloj dot më askush”.

Postimi i plotë:

“Shikoni pamjet nga rruga e Kozares, tek kryqëzimi në Vlashuk. Shikoni se si rruga e re shkon në lumë, dhe se si miliardat e qytetarëve të varfër shkojnë në xhepat e rilindjes dhe në xhepat e kompanive të lidhura me rilindjen.

Shikoni sesi duan të mbulojnë me zift të zi, të zezat që nuk mund t’i mbuloj dot më askush.

Prandaj kompanitë përfshihen në fushatë, prandaj vendosin mjetet në funksion të fushatës së rilindjes, prandaj i mbledhin punonjësit që i shfrytëzojnë, e që rilindja i ka varfëruar, dhe i urdhërojnë të votojnë për rilindjen.

Të mjerët, kujtojnë se njerëzit janë ushtarë dhe mund t’i vendosin në funksion të interesave të tyre.

25 Prilli erdhi, dhe bashkë me të po afron edhe koha e ndëshkimit shembullor.