TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, njëherësh edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Përparim Spahiu ka komentuar raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni.
Spahiu shkruan në rrjetet sociale se 25 prilli është një ditë referendumi për t’u ndarë përfundimisht nga e keqja që ka përfshirë vendin, sipas tij e frymëzuar nga modeli korruptiv i Rilindjes.
"Shteti do t’i kthehet qytetarit dhe nuk do jetë më në dorën e pushtetarit dhe oligarkut. Porositja e ligjeve sipas idesë së partnerëve në krim të qeverisë nuk po e lë Shqipërinë të ngrejë kokë”,-shkruan më tej Spahiu.
Postimi i plotë:
“Shqipëria, një shtet i kapur nga korrupsioni”. Një lajm i keq, një panoramë e zymtë por jo e panjohur për ne, vjen në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit. Ç’do bëjmë, do bashkëjetojme me këtë situatë?
Kurrsesi!
25 prilli është një ditë referendumi për t’u ndarë përfundimisht nga e keqja që ka përfshirë vendin, e frymëzuar nga modeli korruptiv i “Rilindjes”.
Shteti do t’i kthehet qytetarit dhe nuk do jetë më në dorën e pushtetarit dhe oligarkut. Porositja e ligjeve sipas idesë së partnerëve në krim të qeverisë nuk po e lë Shqipërinë të ngrejë kokë.
Opozita e Bashkuar ka një plan të qartë për ta ndryshuar rrënjësisht situatën në vend.
Shteti nuk do të jetë më lodra private e KM dhe klientëve të tij. Ju ftoj të lexoni disa nga gjetjet kryesore të raportit të DASH.