TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Masat për mbrojtjen nga koronavirusi janë mjaftë drastike në mbarë botën, me gjoba të larta e deri në dënim me burg.
Por sëfundmi një burrë në Zelandën e Re është burgosur me tre muaj, sepse pështyu para një polici.
Ai u shpall fajtor gjatë seancës në Gjykatën e qarkut në New Plymouth, ndërkohë policia nuk ka pranuar të jap komente të tjera.
“Në mjedisin ku ndodhi incidenti ne kemi identifikuar pështymën si një rrezik përshkallëzues për zyrtarët e policisë dhe komunitetin dhe nuk do të tolerohet.”- thuhet në deklaratë.
Ndërkohë sipas rregullave që qeveria ka marrë në kuadër të situatës së koronavirusi një qytetar në Zelandën e Re mund të dënohet me 14 vjet burg nëse pështyn ose kollitet përballë një personi tjetër sepse rreziku është shumë i lartë që t’i ngjisë virusin.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme kur dy burra po bisedonin para një polici, njëri nga të ato tregoi se kishte Covid-19 e më pas pështyu para oficerit.
“Si rezultat i këtij sulmi, oficeri nuk do të jetë në gjendje të kryejë detyrat e tij brenda komunitetit dhe do të jetë në izolim për 14 ditë, i veçuar nga familja e tij.”- thuhet në një deklaratë të policisë.
Në rang kombëtar Zelanda e Re ka regjistruar 1.239 raste të konfirmuara me koronavirus.