TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Irani është një tjetër vend në botë që është prekur rëndë nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 117 njerëz nga Covid-19 duke e çuar mbi 4000 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Iran.
Kianoush Jahanpour, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve në republikën Islamike tani ishte 4,110, ndërsa 32,309 janë të shëruar nga virusi, sipas Agjencisë së Lajmeve të Republikës Islamike.
Në total, vendi ka raportuar 66,220 raste të konfirmuara që nga rasti i parë. Por mes tyre 3.918 persona janë akoma në gjendje kritike për jetën, tha Jahanpour.
Ndër të tjera ai tha se në total në rang kombëtar janë kryer 231.393 testime.