BOTA, 5 Prill 2020, 13:56

Izrael, 8018 raste me Covid-19, 46 të vdekur, Netanyahu: Qëndroni në shtëpi për Pashkë, vendi në situatë kritike

Izrael, 8018 raste me Covid-19, 46 të vdekur, Netanyahu: Qëndroni


Rastet pozitiv kanë arritur sot në Izrael shifrën e 8018. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, sipas të cilës numri i të sëmurëvenw gjendje të rëndë për momentin është 127 dhe 106 prej tyre janë në reaminacion.

Të vdekurit janë 46 në total dhe të shëruara 477. Në ditët e fundit përgjegjësit e shërbimit shëndetësor kanë lëshuar një apel të vazhdueshëm për popullësinë që këtë vit të heqin dorë nga vizitat e të afërme me rastin e Pashkëve hebraike(që nisin të mërkurën) për të bërë të mundur izolimin e pandemisë.

’Izraeli ndodhet në ankth dhe në një situatë të rëndë’, ka pranuar kryeministri Benyamin Netanyahu dhe dita e Pashkës, mund të ketë një rëndësi kritike për Vendin. Të gjithë duhet të qëndrojmë në shtëpi për të festuar Pashkët në formë intime dhe të izoluar’.