AKTUALITET, 26 Gusht 2021, 17:19

Pesë të vdekur në Qafë-Muzinë, momenti i nxjerrjes së viktimave nga furgoni

Pesë të vdekur në Qafë-Muzinë, momenti i nxjerrjes

Pesë persona humbën jetën në një aksident në rëndë pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër. Një furgon doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë në Qafë-Muzinë.

Shefi i zjarrfikëses së Dropullit, Alqi Kosta konfirmoi se viktimat janë dy gra dhe tre burra.

Sakaq, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje për të nxjerrë trupat nga mjeti i aksidentuar. Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihen forcat zjarrfikëse duke nxjerrë viktimat, ndërsa terreni është tepër i vështirë.