TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga rrëfimi para hetuesve i vrasësit të dyshuar të Xhuljano Bullarit.
Viktima 25-vjeçar nga Tirana, mësohet se ishte njohur në burg me autorin e dyshuar të krimit, Bledar Selmanajn.
Ky i fundit ka rrëfyer për grupin hetimor, se pas daljes nga qelia, ata janë ritakuar për t’ju futur tregtisë së drogës.
Por një ngarkesë prej 100 kilogramë hashash është bërë shkaku i konfliktit që më pas përfundoi në vrasjen e të riut.
“Selmanaj qe dyshohet se mund ta kete kryer krimin edhe nen efektin e droges apo per te vjedhur , çapitet në deshmine e tij mes frazave qe nuk shprehin asgjë tjetër përpos dramave qe ndodhin me rinine tone.
Ai thote se negocioi per shitjen e 100 kilogrameve hashash te presuar që u shkembye ne Elbasan.
Ai thote se miqte e viktimes i paguan miqte e tij me para false.
Ai thote se i kerkoi 3 mije euro shokut te burgut. Ai thote se sherri i droges eshte vdekjeprures.
Pastaj ai thote se nuk e vrau ai. Por nje telefon qe ai e la ne banese menjehere mbas arratisjes , referuar analizes se antenave thone te kunderten, jane loguar ne te njejtat antena.
Derisa te dalin pergjigjjet e laboratorit te kriminalistikes nese eshte apo jo ai vrasesi, Selmanaj mbetet i akuzuari kryesor dhe droga mbetet pista kryesore”, shkruan gazetarja në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Anila Hoxha:
Droga dhe burgu…
Neser , ne oren 11:00 perpara gjykates se Vlores del per tu njohur me akuzen e “vrasjes me paramendim” , vrasesi i Xhuljan Bullarit,nje i ri qe dy vitet e fundit te jetes i kaloi midis burgut, endrres e planeve per tu larguar ne Gjermani dhe papunesise.
Ishte 25 vjec dhe mbremja e fundit e jetes se tij kalon shkurtimisht si nje film bardh e zi, treguar nga kamerat e sigurise tanime te sekuestruara si prova.
I riu e mori vrasesin e tij si pasagjer prane nje parkimi afer drejtorise se Policise Tirane, se bashku me te shfaqet teksa po udheton me mjetin Fiat Punto drejt vdekjes, me vdekjen ne makine edhe ne kamerat e qytetit te Lushnjes , kapercen rotondon e Vlores, hyn ne muzg rreth ores 19.54 me drejtim “Transballkaniken”.
Me pas, 1 ore me vone ai shfaqet kur kalon prane nje pike karburanti ne Qafe Babice. Sa afer vdekjes qe eshte , por ai nuk e di . Ai po shkon drejt vendit te quajtur ” Lapidari”, ku pasagjeri qe ai duhet ta kishte mik burgu do ta qelloje me dy plumba me nje pistolete te llojit Tangofolio Giuseppe SRL Gardone Italy, e groposur me pas ne shtepine e tij.
I dyshuari si vrases i 25 vjecarit eshte Bledar Selmanaj, nje 39 vjecar qe u njoh dhe jetoi ne te njejten qeli me viktimen dhe madje dhe u miqesuan se bashku. Viktima e kishte lene burgun me heret, ndersa vrasesi i tij u lirua ne daten 5 korrik 2021.
Te dy se bashku u ritakuan jashte burgut dhe sipas rrefimit te vrasesit ata hyne ne tregti droge, nje ngarkese per te cilen i dyshuari si vrases nderhyri tek ca miq te tij per tua shitur ca miqve te viktimes.
Por nese deshmia e tij eshte apo jo e vertete do te duhet shume pune dhe prova, vec qelizave dhe kamerave te sigurise, mes tyre edhe konfirmimi nese arma e varrosur ne lagjen ” 15 Tetori” eshte e njejta nga u kryen qitjet vdekjeprurese.
Por Selmanaj qe dyshohet se mund ta kete kryer krimin edhe nen efektin e droges apo per te vjedhur , çapitet në deshmine e tij mes frazave qe nuk shprehin asgjë tjetër përpos dramave qe ndodhin me rinine tone.
Ai thote se negocioi per shitjen e 100 kilogrameve hashash te presuar që u shkembye ne Elbasan.
Ai thote se miqte e viktimes i paguan miqte e tij me para false.
Ai thote se i kerkoi 3 mije euro shokut te burgut. Ai thote se sherri i droges eshte vdekjeprures.
Pastaj ai thote se nuk e vrau ai. Por nje telefon qe ai e la ne banese menjehere mbas arratisjes , referuar analizes se antenave thone te kunderten, jane loguar ne te njejtat antena.
Derisa te dalin pergjigjjet e laboratorit te kriminalistikes nese eshte apo jo ai vrasesi, Selmanaj mbetet i akuzuari kryesor dhe droga mbetet pista kryesore.
E njejta droge qe dergon po asnje dallim ne qeli , te shoqeruar e te ndaluar dhjetra te rinj e te mitur me statusin “perdorues”.
Ne Tirane nje plage e re sociale vazhdon e hapur dhe padyshim nuk bejne dallim edhe qytetet e tjera. Jo vetem femije qe rrahin prinderit dhe kerkojne 5 mije leke te vjetra per nje cigare hashash, gjithashtu mes tyre ka fëmije gjyqtaresh , prokuroresh, ish shefash policie , shefash , mjekesh e biznesmenesh që kapen rastesisht me dozat e droges qe mbillet në atdheun e tyre. Ceshtjet mos fillohen mbasi ata konsiderohen perdorues dhe sasirat jane të pakonsiderueshme .
Parcelat ne mal gjelberojne me bindjen se ato tonelata dergohen larg, drejt nje vendi tjeter qe nuk eshte Shqiperia.
Rast pas rasti monitorimi i Qendres FOL tregoi se nga 1 nentori 2020 , vetem ne kryeqytet u shoqeruan mbasi u konstatuan me droge 640 te rinj dhe adoleshente apo te mitur. Prej tyre 191 u arrestuan.
A nuk duhet te shqetesohemi per rinine dhe te ardhmen tone?