TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një avion i Forcave Ajrore Italiane C-130J Super Hercules i përdorur si pjesë e një operacioni evakuimi në Afganistan u vu nën zjarr menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti Hamid Karzai i Kabulit.
Sipas një reporteri të Sky TG24 piloti u detyrua të manovrojë për të shmangur zjarrin, duke rezultuar në momente paniku brenda.
Burimet ushtarake konfirmuan të shtënat kundër avionit, sipas Sky, i cili ka 98 civilë afganë brenda.
Të shtënat vijnë disa orë pasi Londra shprehu shqetësimin për mundësinë e një “sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit në orët e ardhshme”. Talibanët pretenduan se e kishin ndarë informacionin me vendet perëndimore.