TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Sarandë-Gjirokastër, ku furgoni i linjës Tiranë-Sarandë, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën pesë persona.
Shkak për aksidentin, dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe rruga e lagur nga reshjet e shiut.
Ka qenë një furgon i linjës Tiranë-Sarandë, që ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Mësohet se, është e vështirë nxjerrja e viktimave dhe pasagjerëve të tjerë të bllokuar, pasi mjeti është i përmbysur.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe tri ambulanca, të cilat po punojnë për nxjerrjen e viktimave dhe pasagjerëve të bllokuar, teksa terreni është shumë i thyer dhe vështirëson edhe më tej punën e tyre.