AKTUALITET, 30 Gusht 2020, 16:18

Pesë persona humbën betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, shkon në 280 numri i víktímave

Pesë persona humbën betejën me Covid-19 në 24 orët e

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë humbur jetën nga koronavirusi pesë persona.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 62-vjeçar nga Gjirokastra, një 66-vjeçar nga Burreli, një 72-vjeçar nga Elbasani, një 87-vjeçar dhe një 92-vjeçare nga Tirana.

Po ashtu janë konfirmuar 101 raste të reja me koronavirus në vend, nga 803 teste te kryera për të dyshuar.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu bëri me dije se janë shëruar 119 qytetarë, të cilët kanë fituar betejën me Covid-19.

Sakaq, Ministria i bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi situata në vend vijon të jetë serioze, ndërsa thekson se nuk duhet neglizhuar mbajtja e maskave për të mbrojtur veten dhe familjen.