TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa Turqia vijon kërkimet e saj për naftë dhe gaz në detin Mesdhe, Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavuşoğlu ka hedhur deklarata të forta në lidhje me Greqinë.
Gjatë një interviste televizive për “A Channel” në Turqi, ai u shpreh se zgjerimi i detit me 12 milje nga ana e Greqisë do të jetë arsye për të hapur lūftë.
“Ne nuk do ta lejojmë zgjerimin e saj” – u shpreh ministri.
Daily Sabah shkruan se qeveria turke është në bisedime me shumë shtete europiane pasi BE kërcënoi se do të vendoste sanksione ndaj Turqisë.
Çavuşoğlu u shpreh se vendi ka mbështetjen e shumë shteteve europiane mbi këtë çështje.
Qeveria turke kundërshton pretendimin e Greqisë për të drejtat ekskluzive në ujërat ku po punon anija kërkimore e Turqisë, duke argumentuar se ishujt nuk duhet të përfshihen në llogaritjen e kufijve detarë midis vendeve.