AKTUALITET, 30 Gusht 2020, 12:48

Arrestohen njëmbëdhjetë persona në Tiranë, Policia: Ja për çfarë akuzohen

Arrestohen njëmbëdhjetë persona në Tiranë, Policia: Ja


Policia ka vendosur në pranga njëmbëdhjetë persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë dhe në Kavajë.

Të arrestuarit akuzohen për vepra penale si, shitja e lëndëve narkotike, thyerja e masës së arrestit shtëpiak, dhūnë në familje, vjedhje, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe përndjekje.

Në Tiranë u arrestuan shtetasit M.C 27 vjeç, E.Gj. 33 vjeç, Xh.D. 64 vjeç, E.H. 30 vjeç, A.B. 25 vjeç, H.Gj., 27 vjeç, A.K., 25 vjeç, J.N., 45 vjeç dhe M.H., 34 vjeç.

Ndërkohë nga Policia e Kavajës u arrestuan G.H., 57 vjeç dhe G.P. 43 vjeç. Ky i fundit ka aksidentuar shtetasin A.B. i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•M.C., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe 1 shumë parash të dyshuar të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

•E.Gj., 33 vjeç, pasi ka thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe u konstatua jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh.D., 64 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.H, 30 vjeç, pasi tek sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar mjetin në efektin e alkoolit dhe gjatë nga kontrollit të ushtruar në mjet, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë ndalimin të shtetasit A.B(K)., 25 vjeç, pasi dyshohet si autor i vjedhjeve të 2 biçikletave.

Nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.H., 57 vjeç, pasi në Rrogozhinë u kap në flagrancë duke i vjedhur një shumë parash shtetasit I.M. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i 2 vjedhjeve të tjera në territorin e Qytetit të Kavajës.

Po nga shërbimet e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.P., 43 vjeç, pasi në autostradën Lushnje – Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A.B., i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

H.Gj., 27 vjeç, sepse në Vorë, u kap duke drejtuar motorrin pa lejen përkatëse;

•A.K., 25 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l.

•J.N., 45 vjeç, pasi në rrugën “Siri Kodra”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.56 mg/l.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit M.H., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.