AKTUALITET, 28 July 2026, 14:56

Aksident në unazën e Patosit, përplasen dy automjete, plagosen gruaja dhe fëmijët e njërit drejtues  

Aksident në unazën e Patosit, përplasen dy automjete, plagosen

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në unazën e Patosit, ku janë përplasur dy automjete, duke lënë disa persona të lënduar.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë dy mjete, një tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale L. M dhe një mjet tip “Citroen” me drejtues shtetasin T. M. Si pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit “Citroen”.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, në vendin e aksidentit ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.