AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 18:05

Qeveria shpall 27 nëntorin ditë zie Kombëtare

Qeveria ka vendosur të shpallë 27 nëntorin, ditë zie kombëtare.

Vendimi vjen pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi rreth 20 viktima e qindra të plagosur.

Tërmeti goditi kryesisht qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës ku u shembën disa pallate.

Për fat të keq, bilanci i viktimave vazhdon të rritet, ndërsa numri i të plagosurve ka kaluar mbi 600.