AKTUALITET, 2 Korrik 2019, 12:56

Përplasja në KZAZ-në e Dibrës, jepet masa e sigurisë për protestuesit e PD-së

Përplasja në KZAZ-në e Dibrës, jepet masa e sigurisë


Ka nisur seanca për vlerësimin e masës së sigurisë në gjykatën e shkallës së parë Dibër, për protestuesit që u ndaluan si pjesëmarrës në protestën e 28 qershorit përpara KZAZnr.19.

Protestuesit kryesisht akuzohen për pjesëmarrje në protestë të pa ligjshme, dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Protestuesi i parë Migjen Zebi ka dalë përpara gjykatës dhe është lënë me masën “detyrim paraqitje”, pasi gjyqtari ka vlerësuar protestën të ligjshme dhe protestuesit e arrestuar nuk kanë ushtruar dhunë ndaj policëve.

I dyti ishte Arif Kaloshi, i cili u dhunua nga forcat RENEA në oborrin e shtëpisë. Për Arif Kaloshin u vendos “detyrim paraqitje” .