TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e djeshme u raportua për një sherr të madh të ndodhur në Jalë, gjatë një nate festive në një nga clubet më të njohura verore.
Teksa u aludua se një shkak për sherrin kishte qenë ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe.
Shqiptarja.com pas kësaj ndodhie ka kontaktuar Françeska Jaçen, për të konfirmuar fjalët që qarkullojnë në lidhje me të, por modelja ka mohuar të gjitha pretendimet.
“Unë jam në Dhërmi, prej disa ditësh.
Nuk kam aspak lidhje me këtë ngjarje”,– është shprehur ish-banorja e Big Brother në lidhje me këtë ngjarje.
Ditën e djeshme u bë me dije se gjatë sherrit të madh të ndodhur në club kishte pasur të shtëna me armë, madje pati edhe të plagosur.
Gjatë natës festive që u kthye në një sherr masiv kanë qenë duke performuar dy këngëtarët e njohur Mc Kresha dhe Lyrical Son.