LIFESTYLE, 28 Korrik 2019, 10:10

FOTO/ Kush është shqiptari që po kalon pushimet me vajzën e Donald Trump


Vajza e presidenti amerikan, Donald Trump, Tiffany ka zgjedhur ishullin grek Mykonos si destinacionin e saj të pushimeve.

Tiffany, e cila është vajza e madhe e Presidentit të Amerikës, u shoqërua në pushime nga miqtë dhe i dashuri i saj, Michael Boulos.

25 vjeçarja u fotografua teksa po relaksohej në ishullin luksoz përkrah njerëzve të saj më të afërt.

Pranë Tiffany u pa edhe djaloshi kosovar, Adrian Krasniqi i cili u fotografua shumë pranë vajzës së Trump, gjë e cila tregon për raportet e afërta që ai ka me vajzën e Presidentit të Amerikës.

Nga foto duket qartë se ata po kalonin momente të mira në shoqërinë e njëri-tjetrit.

[caption id="attachment_282248" align="alignnone" width="485"] [/caption]