AKTUALITET, 30 Gusht 2021, 11:01

Masa të reja shtesë anti-covid? Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet sot për të marrë vendimin

Masa të reja shtesë anti-covid? Komiteti i Ekspertëve do të

Teksa vendi po përballet me rritje të numrit të infektimeve, ditën e sotme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Tashmë ngelet për t’u parë nëse do të ketë masa të reja shtesë, duke marrë parasysh rrezikun që kanoset nga varianti Delta, apo dhe shtrimet në spitalin Infektiv që janë rritur.

Kujtojmë se javën që kaloi Komiteti i Ekspertëve vendosi që të mbajë në fuqi këto masa anti-covid dhe mos të vendosë të tjera shtesë, ndërsa vijon thirrja për qytetarët që të vaksinohen.