AKTUALITET, 3 Shtator 2020, 08:30

Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një person

Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës, humb


Aksident me pasojë vdekjen e një personi në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:05, të mëngjesit të sotëm, në autostradën Tiranë-Durrës.

“Mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”- njofton policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.