TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme zonat e përmbytura në Shkodër.
“Përmbytjet po dominojnë Ultësirën Perëndimore. Është një situatë që i mbivendoset fatkeqësive të tjera.
Nuk është koha për politike, por nuk mund të mohohet që gjendja mund të jetë më e mirë menaxhuar dhe kjo është detyrë e shtetit.
Duhet të kemi transparencë për atë që po ndodh, duhen marrë masa emergjente. Shanset janë që situata duhet të vijë duke u përkeqësuar, ndërsa duhet marrë masa për t’ju ardhur në ndihmë banorëve”, tha Basha.
Po ashtu ai theksoi se PD do të bëjë gjithçka për të ndihmuar banorët, ndërsa theksoi që qeveria duhet të lërë mënjanë propagandën, por të ndihmojë banorët.