TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka përcjellë një videomesazh një ditë para rifillimit të mësimit nëpër shkolla.
Në video shfaqen disa nxënës që përcjellin mesazhe sensibilizuese mbi masat anti-covid, teksa Kushi duke i uruar çdo mësuesi e nxënësi një fillim sa më të mbarë të mësimit, apelon fort që të vijohet me kujdes shumë të lartë.
Postimi i Evis Kushit:
Më këtë video ku me shumë dashuri përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre!
Suksese e mbarësi të gjithëve!