AKTUALITET, 10 Janar 2021, 10:19

Reshje të dendura shiu, shembje të vazhdueshme gurësh dhe dherash në Pukë

Reshje të dendura shiu, shembje të vazhdueshme gurësh dhe dherash

Territori i bashkisë Pukë vijon të jetë me prani të reshjeve intensive të shiut, që gjatë natës u pasuan dhe nga reshje bore.

Akset rrugore nacionale që përshkojnë territorin e bashkisë Pukë, janë të gjitha të kalueshme.

Problem mbetet aksi nacional Kryqëzim Hadroj – Gjegjan – Mirditë, ku ka shembje të vazhdueshme gurësh dhe dherash.

Rruga është në juridiksionin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili është njoftuar për gjendjen dhe rrezikshmërisë që paraqet për udhëtarët.

Ndërkohë, si pasoje e shirave të vazhdueshme në fshatin Shkozë një banesë ka pësuar plasaritje, pasi ka pasur një rrëshqitje të tokës.

Gjithashtu, rrëshqitje toke ka dhe pranë tre banesave në fshatin Qelëz dhe një banese në fshatin Buzhalë.

Si pasojë e rrëshqitjeve akset rrugore rurale të pakalueshme janë:

Mardhnaq-Meqe

Buhot- Kabash

Gjegjan- Sherraj

Ndërsa, janë zhbllokuat nga rrëshqitjet e masiveve rrugët:

Qelëz- Mardhnaq

Qelëz – Katund

Rruget rurale të Gjegjanit

Rrugët rurale te Rrapes

Të gjithë banorëve të bashkisë Pukë, i është bërë apel për kujdes, pasi në disa zona vijon të ketë rrëshqitje toke.