AKTUALITET, 10 Janar 2021, 11:54

Darka e ministrave në Dubai, Paloka: Harxhojnë shuma marramendëse në kulim e fatkeqësive për shqiptarët

Darka e ministrave në Dubai, Paloka: Harxhojnë shuma marramendëse

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar lidhur me darkën që disa nga ministrat e qeverisë Rama patën në restorantin e njohur “Nusr-Et” në Dubai.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se ministrat e qeverisë harxhojnë shuma marramendëse “në kulim e fatkeqësive për shqiptarët.”

Postimi i plotë:

“Kjo qeveri ka ministra si Etilda qe paguajne 700 euro naten ne hotel, po ka dhe ministra qe paguajne 700 dollare nje pjate.

Ka ministra qe vetem xhupi ju kushton 3 mije euro po ka dhe ministra si Balluku qe mbajne varese 10 mije dollare ne qafe…

E imagjinoni qe keta mbledhin vetem grimcat e vjedhjeve qe le lubia ne krye te qeverise. Ai qe merr charterin 100 mije euro per te bere foto me Cristiano Ronaldon apo per tu zderhallur neper bote here per te hapur ekspozitat e tij , here per te pare ndeshje te NBA e here tjeter ( si rastin e fundit) thjesht per shooping ne Fifth Avenue te New York-ut.

Te gjitha keto mundesisht ne kulmin e fatkeqesive per shqiptaret, kur njerzit jane nen rrenojat e termetit apo nen ujin qe i ka permbytur.

Pandemia qendron ne sfond !

Ju duhet dhe nje mandat tjeter…”