TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përmbytje të rënda kanë goditur disa zona të Spanjës, duke shkaktuar situata të rrezikshme dhe dëme të mëdha. Rrugët u kthyen në përrenj të rrëmbyeshëm, ndërsa ujërat morën me vete dhjetëra automjete dhe bllokuan banorë e turistë.
Rreth 90 persona janë shpëtuar nga ekipet e emergjencave në rajonet jugore dhe lindore të vendit. Ndërkohë, një grua 102-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj, e cila ishte përmbytur nga reshjet. Në qytetin Madrigal, rreth 190 kilometra në veriperëndim të Alicante-s, janë regjistruar 140 milimetra reshje brenda vetëm dy orësh e gjysmë. Ujërat përfshinë rrugët dhe banesat, duke lënë njerëz të bllokuar.
Pamjet nga zonat e prekura tregojnë automjete të grumbulluara njëra mbi tjetrën nga forca e ujit, ndërsa disa banorë janë detyruar të kërkojnë ndihmë nga ballkonet e banesave të tyre. Reshje intensive dhe stuhi kanë goditur gjithashtu zona të Costa Blanca-s, ku autoritetet kishin vendosur alarme portokalli dhe të verdha për shkak të rrezikut nga moti ekstrem.
Ekipet e emergjencave vijojnë ndërhyrjet në zonat më të prekura, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet në zonat e përmbytura.