BOTA, 3 October 2026, 14:39

Azili në Gjermani/ Shtatori sjell rritje të kërkesave, por shifrat bien ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara

Azili në Gjermani/ Shtatori sjell rritje të kërkesave, por

Numri i personave që paraqitën për herë të parë kërkesë për azil në Gjermani u rrit në shtator krahasuar me muajin paraardhës, por tendenca e përgjithshme e rënies së kërër është 40% më e ulët krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar dhe 70% më e ulët se në shtkesave vazhdoi.

Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) regjistroi 5 276 kërkesa të para për azil gjatë shtatorit.

Kjo shifër është 40% më e ulët krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar dhe 70% më e ulët se në shtatorin e vitit 2024.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, tha se rënia e ndjeshme e kërkesave tregon, sipas tij, se masat e ndërmarra në nivel sistemit të azilit, përfshirë mekanizma të rinj për menaxhimin e krizave, forcimin e kontrollit të kufijve të jashtëm, një forcë reagimi të shpejtë të kombëtar dhe evropian po japin rezultate.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian po punon për reformimin e sistemit të azilit, përfshirë mekanizma të rinj për menaxhimin e krizave, forcimin e kontrollit të kufijve të jashtëm, një forcë reagimi të shpejtë të Frontex dhe procedura të përshpejtuara në kufij.

Pas rreth 5 550 kërkesave të regjistruara në maj, numri ra nën 4 000 në korrik dhe gusht, përpara se të rritej sërish në shtator.

Një pjesë e rritjes së kërkesave të paraqitura nga persona që ndodhen prej kohësh në Gjermani lidhet me një vendim të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian të tetorit 2024 për shtetaset afgane.

Gjykata përcaktoi se gratë nga Afganistani, ku talebanët janë rikthyer në pushtet që prej vitit 2021, përgjithësisht kanë të drejtë të marrin mbrojtje.