BOTA, 3 October 2026, 12:59

Trump me dy premtime para zgjedhjeve të mesmandatit: 90 dollarë për mbi 20 milionë persona, 5 mijë për qytetarët

Trump me dy premtime para zgjedhjeve të mesmandatit: 90 dollarë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se më shumë se 20 milionë persona të regjistruar në Medicare do të marrin një pagesë të njëhershme prej 90 dollarësh, për t’i ndihmuar në mbulimin e primeve mujore të Medicare Part B.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, pagesat do të financohen nga Medicare Improvement Fund, fond të cilit Kongresi i ka ndarë rreth dy miliardë dollarë për përmirësimin e programit Medicare.

Shumica e përfituesve do t’i marrin 90 dollarët përmes depozitimit direkt në fillim të tetorit, ndërsa ata që nuk përdorin depozita direkte do ta marrin pagesën me çek.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Administrata ime do të fillojë menjëherë të dërgojë ‘Çeqe’ me vlerë gati 100 dollarë për mbi 20 MILION të moshuar të mrekullueshëm për të ndihmuar në pagesën e primeve të tyre të spitale, të cilat ne tashmë i kemi ulur me shuma të konsiderueshme”, shkroi Trump.

Pagesa nuk do të jetë e vlefshme për të gjithë përfituesit e Medicare Part B. Sipas Shtëpisë së Bardhë, nuk do të përfitojnë personat, primet e të cilëve paguhen tashmë nga Medicaid, si dhe ata që paguajnë një shtesë të primeve të përcaktuar sipas të ardhurave.

Për vitin 2026, primi standard mujor për Medicare Part B është 202.90 dollarë, ndërsa zbritja vjetore është 283 dollarë.

Trump tha gjithashtu se administrata e tij po përdor fondin për të ulur kostot e kujdesit shëndetësor për të moshuarit. Në deklaratën e tij, ai kritikoi administratën e Joe Bidenit dhe demokratët në Kongres për mënyrën se si, sipas tij, janë përdorur fondet e Medicare.

Presidenti amerikan përmendi edhe premtimin e tij për të ashtuquajturën “Trump Dividend” prej 5,000 dollarësh. Ai ka deklaruar se kjo pagesë do t’u shpërndahet të gjithë qytetarëve të rritur amerikanë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit.

Premtimi për pagesën prej 5,000 dollarësh është i ndarë nga pagesa prej 90 dollarësh për përfituesit e Medicare dhe mbetet një zotim i lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit.