TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emision "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për vendimin e Bashës, për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
Ai tha se vendimi i Bashës, nuk sjell asnjë përfitim nga demokratët dhe se kjo do ta dëmtojë PD-në në zgjedhjet e ardhshme.
"Presioni dhe vendimi i Bashës nuk vjen si pasojë e një logjike dhe analizë të ftohtë, por formë e një presioni final që është bërë nga ata që janë urdhëruar të bëjë deklaratën. Video e Bashës është regjistruar përpara se të bisedonte me Berishën dhe me grupin.
A sjell kjo ndonjë benefit përveç Bashës, edhe për PD? Ky është debati. Unë mendoj se jo.
Mjaft të shohim sondazhin e fundit të një televizioni, ku rezultonte se shumica e demokratëve janë kundër këtij vendimi.
Është e vështirë që kjo të mos pasqyrohet në sfidën e ardhshme në 2023.
Basha që në momentin që ka marrë frerët në dorë, asgjë nuk ka sjellë për të mirën e qytetarëve dhe opozitës.
Ky është problemi, se nëse kjo do na jepte një opozitë më të fortë dhe PD më të madhe, atëherë do të ishim dakord.
Por, nuk shoh të duartrokasë njeri sot. Kjo ka prodhuar vendimin skuthllëk", tha Koka.
/TPZ.al/