AKTUALITET, 17 Qershor 2019, 17:40

Përgjimi 16/ Votuesi-Biznesmenit: Si ta konfirmojmë votën?

Përgjimi 16/ Votuesi-Biznesmenit: Si ta konfirmojmë votën?

Gazeta “Bild” ka publikuar sot në total 16 përgjime që faktojë shit-blerjen e votave në Dibër. Në përgjimin me nr.16 del komunikimi i njeriut të PS-së në Dibër me një votues ( Drini ). Votuesi i thotë biznesmenit Krashi: “Për kë të votojmë mo? Si të ta konfirmoj votën?”. Biznesmeni: “1-shin o Drini 1-shin. Bëje 1-shin, bëj 1 vizë dhe kaq. Do vij të të takoj nga afër”– tha biznesmeni.

Audio-përgjimi 16 Biznesmeni Krashi-Votuesi (Drini)

Votuesi: Mgjesi.

Bekim Krashi: Ca bone a u lodhe?

Votuesi:Hic mirë.

Bekim Krashi:Hë.

Votuesi: Për kë të votojmë mo, Drini jam.

Bekim Krashi: Kush? Si për kë të votojmë?

Votuesi: Drini jam.

Bekim Kerashi: 1-shin 1-shin . 1 o Drini.

Votuesi: Me ca do votojmë or ti, me ca ta konfirmojmë votën?

Bekim Kerashi: Bëje 1-shin, bëj 1 vizë dhe kaq.

Votuesi: Si?

Bekim Kerashi: Nuk di mër thuj, do vi unë do të takoj nga afër po hajt.

Votuesi: A do vish?

Bekim Kerashi: po, po.

Votuesi: ok, hajde.