TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skënderbeu ka marrë një fitore mjaft të vlefshme në shtëpi ndaj skuadrës së Kamzës. Korçarët triumfuan me rezultatin 2-0. Nuk ishte një sukses dhe aq i lehtë për të besuarit e Orges Shehit, të cilët hasën jo pak vështirësi kundër ekipit nga periferia e kryeqytetit.
Vetëm 3 minuta pasi ishte zhbllokuar rezultati, miqtë fituan të drejtën që të goditnin një 11-metërsh, por Plaku gaboi nga pika e bardhë, duke mos e gjetur as kuadratin. Penalltia e dytë e shpërdoruar nga kapiteni i kamzalinjve këtë edicionin. Me kalimin e minutave ritmi ra dhe skuadrat nuk kishin iniciativë për të rrezikuar.
Edhe në fillimin e fraksionit të dytë ritmi ishte i ulët, por në minuta e fundit Kamza nisi që të provonte më shumë. Ishte vendimtar portieri i Skënderbeut, Aldo Teqja, vetëm 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, pasi bëri dy pritje mjaft të vështira në pak sekonda. Vendasit në anën tjetër me qetësinë që u jepte rezultati, prinin momentin e duhur për të rrezikuar. Bregu mendoi për të vulosur gjithçka pak sekonda para fundit, duke shënuar një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit.
Skënderbeu merr vendin e parë përkohësisht, por Partizani do të luajë vetëm pas pak në kryeqytet. Kamza në anën tjetër regjistron ndeshjen e pestë në kampionat pa fitore dhe mbetet në kuotën e 7 pikëve, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.
Kategoria Superiore – Java 9
E diel, më 21 tetor, ora 14:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë