SPORT, 25 Janar 2020, 20:03

Përforcimi i parë në merkato, Arsenali arrin akordin me ish-futbollistin e Mançester Sitit

Përforcimi i parë në merkato, Arsenali arrin akordin me


Mbrojtësi spanjoll, Pablo Mari, pritet të jetë transferimi i parë i Arsenalit në merkaton e janarit. Gazetari i ‘Goal.com’, Çarls Uats, ka raportuar se Mari do të jetë përforcimi i parë i klubit londinez.

Qendërmbrojtësi pritet që brenda 24 orëve të zyrtarizohet te topçinjtë, teksa thuhet se ai fillimisht do të jetë si i huzuar nga Flamengo, por me të drejtë blerje në fundin e sezonit.

Uats gjithashtu ka publikuar edhe pamjet kur 26-vjeçari arrin në Londër, i shoqëruar nga Edu. Mari edhe më parë kishte qenë pjesë e Premier Ligës, te skuadra e Siti.