TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madrid nuk do të synojë afrimin e asnjë lojtari në këtë verë, përveç Kylian Mbappe.
Sulmuesi i PSG përfundon kontratën e tij pas një viti dhe nuk ka rinovuar ende.
Në këto kushte Florentino Perez ka nisur të grumbullojë paratë e nevojshme për blerjen e francezit, i cili nuk dëshiron asnjë klub tjetër përveç madrilenëve.
Dje u arrit marrëveshja për shitjen e Raphael Varane te Real Madrid për shifrën e 50 milionë eurove, Të gjitha këto para do i bashkohen një tjetër shume, dedikuar për ardhjen e Mbappe.
122 milionë euro është bilanci aktual i Realit për blerjen e Mbappe, pa paratë e shitjes së Varane.
Bashkë me të shkojnë në 172 dhe i afrohen shumë 180 milionëve të pretenduar nga PSG, për Mbappe.
Gjithashtu shitja e Ramos është një ndihmë për klubin.
Ai merrte 15 milionë euro në sezon dhe paratë e kursyera nga ai, do kalojnë në pagën e Mbappe. Deri më tani, gjithçka duket se është planifikuar në perfeksion nga Real Madrid.