TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sebastian Xhovinko cilësohej si një ndër talentet më të mëdha në futbollin italian duke kaluar 9 sezone tek Juventusit ndërmjet viteve 2006-2015, ku tre prej tyre i kaloi në huazim respektivisht një vit tek Empoli e më pas 2 vite te Parma.
Në moshën 28 vjeç, Xhovinko u transferuar drejt futbollit amerikan tek ekipi i Torontos ku u bë dhe lojtari më i paguar në ligë me 4.8 milionë euro në sezon. Tani, në moshën 34-vjeçare, sulmuesi italian ka një sërë ofertash nga Seria A dhe Seria B, por sipas ‘’Gazzetta Dello Sport’’, Xhovinko ka zgjedhur të luajë në Greqi me skuadrën e PAOK-ut.
Marrëveshja është shumë afër dhe pritet vetëm zyrtarizimi, teksa momentalisht italiani aktivizohet tek skuadra arabe e Al Hilalit, me të cilët ka kontratë deri në fund të vitit.