TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dries Mertens ka edhe një vit kontratë me Napolin. Sulmuesi belg është golashënuesi më i mirë në historinë me Napolin.
Il Mattino shkruan se 34-vjeçari ka marrë një ofertë tunduese nga MLS, por e ka refuzuar atë, për momentin.
Mertens dëshiron të mbyllë karrierën në SHBA, por ka vendosur të luajë sezonin e fundit me Napolin, për të kaluar më pas oqeanin si lojtar i lirë.
Sulmuesi është pjesë e skuadrës italiane prej korrikut të vitit 2013, periudhë kur u transferua aty nga PSV për shumën e 10 milion eurove.