TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pakkush kishte dyshime që Fernando Torres do të kthehej përsëri te Atletiko Madrid, klubin që ka qenë gjithmonë shtëpia e tij. Por këtë herë, ish-sulmuesi spanjoll nuk do të kthehet si një lojtar i cili bëri të ëndërronte tifozët e kësaj skuadre me golat, e tij, por si një trajner që do të përgatitë talentet e të ardhmes.
Torres, pasi vari këpucët në gozhdë duke luajtur në Japoni me Sagan Tosu, tashmë ka vendosur që të bëhet trajner dhe në edicionin e kaluar, kishte qenë shpesh në klubin e Atletikos për të mësuar jetën e përditshme në futbollin e të rinjve. Por “mësimi” ka marrë fund dhe sot klubi ka zyrtarizuar kthimin e “El Nino”.
Tashmë ai do të mbajë postin e trajnerit të ekipit Juvenil A të Atletiko Madrid dhe nga ai do të nisë rrugëtimin e tij për t’u bërë trajner, me tifozët e Atletikos që janë të bindur se herët a vonë, do të jetë ai që do të ulet në pankinën e “los colchoneros’ dhe do t’i bëjë të ëndërrojnë përsëri.