AKTUALITET, 10 Tetor 2020, 21:17

Përdorimi i maskave/ Vasili: Mjeku Pipero thotë s'kanë asnjë vlerë në rrugë, 'elifmatraku' Rama flet për gjoba

Përdorimi i maskave/ Vasili: Mjeku Pipero thotë s'kanë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar në rrjetet sociale një video të mjekut të njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, i cili gjatë një intervist për emisionin "Opinion", është shprehur se maska nuk duhet mbajtur në publik, pasi sipas tij nuk ka asnjë vlerë

"Kjo bazohet në një udhëzim të OBSH-së, që thotë se përdorimi i maskava apo dorezave, në rrugë apo në majë të biçikletave nuk ka asnjë lloje vlere, madje edhe dëmtojmë veten, pasi shumica siç shoh edhe unë i mbajnë gjithë ditën. Nuk është normale, nuk ka arsye t'i mbajnë", shprehet mjekur Pipero në atë intervistë në TV Klan.

Nënkryetari i LSI-së, me postimin e tij, i kundërpërgjigjet vendimit të kryeministrit Edi Rama, për t'i detyruar të gjithë qytetarë të mbajnë maska, duke filluar nga data 15 tetor.

Postimi i Vasilit

Mjeku infeksionist Pipero thote qe perdorimi i maskave ne rruge s'ka asnje vlere, ndersa elifmatraku Rama thote maska ne rruge me detyrim dhe pa maska ne restorant si dhe gjoba popullit.

Mes Prof.Piperos dhe elifmatrakut Edi Rama kush duhet degjuar?