AKTUALITET, 10 Tetor 2020, 16:10

165 raste të reja dhe tre të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

ISHP ka konftatuar 165 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa raportohet për 3 të vdekur. Ata janë një 63 vjeçar nga Burreli, një 66 vjeçar nga Tirana, një 83 vjeçar nga Shkodra.

Mësohet se rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 21 raste në Fier, 11 raste në Pogradec, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër, Lezhë, 5 raste në Krujë, Berat, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Tropojë, Malësi e Madhe, 1 rast në Mirëditë, Mallakastër, Ura Vajgurore, Roskovec.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.