TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin e Nisida Tufë në News24, ka folur për gjendjen e kryeministrit Rama, në fund të mandatit dhe pak muaj përpara zgjedhjeve.
Kryemadhi tha se ka komunikuar me miq të Ramës dhe ata i kanë deklaruar se kryeministri ndodhet në gjendje jo të mirë, në panik dhe nuk fle gjumë natën.
"Kisha dëgjuar miqtë, që nuk është mirë, është nervoz, ka panik, ka frikë, nuk flet natën. Nuk e besoja, sepse mendoja që papërgjegjshmëria e tij është e madhe dhe se kupton, që po shkon drejt greminës. Por e pashë dje në Asamble dhe është shumë rëndë.
Frika që ka Rama është bashkimi i opozitës. Po mundohet të përçajë opozitën, njëherë negocionte me Metën, njëherë me Bashën, te Monika nuk e ka patur shansin dhe pse ka çuar haber, por i është përplasur dera.
Tani po luan publikisht nëpërmjet mesazheve, për të çorientuar bazën dhe elektoratin gri.
Zoti Basha ia ktheu përgjigjen. Unë kisha arsye më shumë se Basha për t’u përgjigjur menjëherë, sepse më përmendi shumë herë", u shpreh Kryemadhi.
/TPZ.al/