AKTUALITET, 27 Janar 2020, 17:44

Pengmarrja në Kamëz/ RENEA aksion në Shijak, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër (EMRAT)

Pengmarrja në Kamëz/ RENEA aksion në Shijak, arrestohen dy

Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e sotme, për pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz, pas një operacioni të RENEA-s në Shijak.

Në pranga kanë rënë Leonard Hajri dhe një grua, identiteti i isë cilës nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë në kërkim është shpallur vëllai i tij Altin Hajri (në foto).

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës nga të paktën dy persona ende të paidentifikuar, e ndërsa vetëm pak orë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.