AKTUALITET, 14 October 2026, 20:44

Pedagogët i dalin në krah protestës, njoftojnë për takim nesër paradite: Mos qëndro indiferent

Pedagogët i dalin në krah protestës, njoftojnë për

Sindikata e Pavarur e Universiteteve shqiptare i ka dalë në krah protestuesve dhe ka njoftuar për një takim nesër paradite.

“Takim kombëtar i profesoratit në përkrahje të studentëve. E enjte, 15 tetor ora 10:00 para korpusit të UPT. Bashku! Mos qëndro indiferent”,është thirrja që ka bërë Sindikata e Pavarur e Universiteteve shqiptare.

Ndërkohë që një ditë më parë, protesta ka përshkallëzuar në dhunë. Protestuesit u kanë vënë flakën bizneseve private si dhe institucioneve shtetërore.