AKTUALITET, 14 October 2026, 20:32

Protestuesit i vënë flakën Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, flakë edhe në një bankë dhe në koshat e mbeturinave në Rrugën e Kavajës  

Protestuesit i vënë flakën Dhomës së Tregtisë dhe

Protesta në Tiranë vijon të përshkallëzohet, ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën godinës së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërkohë, flakë janë raportuar edhe në një bankë në kryeqytet, në Rrugën e Kavajës, aty ku i është vënë zjarri edhe koshave të mbeturinave.

Makinat kanë tentuar të kalojnë rrugën por janë përballur me vështirësi.

Ngjarjet vijnë pas një mbrëmjeje të shoqëruar me tensione. Situata në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në disa vende.